Bundesliga Futboll Sport

PRANË SHKARKIMIT/ “Bild” zbulon SHERRIN e Kovac me lojtarët pas ndeshjes me Dusseldorf

Pas barazimit brenda në shtëpi të kampionëve në fuqi ndaj Dusseldorf, thashethemet për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac u rishfaqën. Sipas raportit të fundit të Bild, vetë trajneri ka folur vetë përpara ekipit për një shkarkim të mundshëm.

47-vjeçari thuhet të ketë qenë shumë i rreptë me lojtarët pas ndeshjes. Ai thuhet t’i ketë thënë vetë lojtarëve se po i vinte fundit, por përpara se të vinte ajo ditë ai donte të bënte diçka të mirë te Bayern. Ai thuhet të ketë fajësuar lojtarët për ecurinë e dobët të ekipit pasi në fund të fundit janë ata që zbresin në fushë dhe jo trajneri.

Kjo deklaratë ka irrituar akoma më tepër yjet bavarezë. Një tjetër aspekt që nuk i pëlqen Kovac është mënyra se si sillen lojtarët, që bëjnë sikur i dinë të gjitha më mirës e trajneri.

Pra një situatë e pakëndshme te Bayern. Trajneri pritet të jetë në stol për ndeshjen e radhës ndaj Benfica-s në Champions League, më pas nuk i dihet, por shumë do të varet nga rezultati i ndeshjes.

Related posts

PAS EPISODEVE TË DHUNSHME NË EUROPË/ UEFA dënon klubin e Kamer Qakës për incidentet, ja vendimi i ashpër

Delo.autor

PËRPLASJE NË MERKATO/ Ja futbollisti që ka ndez më keq luftën mes PSG dhe Real Madridit…

Delo.autor

MESSI KAMPION BOTE ME ARGJENTINËN? Shpërthejnë mediat franceze: Ka prova, Infantino do t’ia japë atij

F.autor

Leave a Comment