Futboll

Mavraj në telashe, përfundon te skuadra e dytë e Hamburgut

Periudhë tepër e vështirë për Mërgim Mavrajn në radhët e Hamburgut në Bundesligë. Pas përfundimit të grumbullimit me Shqipërinë për miqësoren e humbur 0-1 me Norvegjinë në “Elbasan Arena, ku luajti titullar, 31-vjeçari mori një lajm të hidhur nga klubi i tij.

Trajneri Christian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku ndodhet skuadra, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar. Në të njëjtën mënyrë Titz kishte vepruar edhe me mesfushorin Walace.

Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters:

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.”

Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në Këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit.

Related posts

Ja përse dështoi transferimi i Bale në United

Sadik.Autor

Mirabelli në tribunë, vëzhgon lojtarin që i duhet Milanit për sulmin

Sadik.Autor

“NUK E KAM PARË REALIN KAQ NË VËSHTIRËSI”/ Ish-futbollisti i Inter: “Zikaltërit” duhej të merrnin rezultat

Delo.autor

Leave a Comment