Futboll

Coutinho: Sa mirë, nëse Neymar do të rikthehej te Barcelona

Philippe Coutinho foli për momentin që po kalon Barcelona dhe situatën e tij personale brenda ekipit katalanas. Ai e bëri këtë në prezantimin e “Mediterranean International Cup”. Përveç kësaj, në të njëjtën linjë si Ivan Rakitic, ai hapi derën e Barçës për Neymar, nëse ai donte të kthehej: “Neymar? Kjo është jeta. Mendoj se njësoj si Rakitic. Neymar është një lojtar i madh.

Të luaj me të në një kombëtare është një privilegj. Për mua, do të ishte diçka e madhe që të kthehet në “Camp Nou”. Ia hap derën, natyrisht. Arthur? Ai është një lojtar i shkëlqyer, kam përkuar me të në ekipin kombëtar. Ka shumë cilësi dhe personalitet në fushë, kjo mund të shihet në lojëra. Gjithashtu, mund të them se ai është një njeri i madh edhe jashtë fushës.

Nuk mund të luaj në Champions? Më vjen keq, sepse kthimi me Chelsea është një lojë e madhe. Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme. Unë do të bëj pjesën time dhe do të jem jashtë si një tifoz, duke mbështetur ekipin. Kjo është një lojë e vështirë, Chelsea ka një ekip të madh dhe, sinqerisht, ajo që ne duhet të bëjmë është të luajmë siç Barça luan, duke qenë të vëmendshëm që nga fillimi, duke u përpjekur për të shënuar gol sa më shpejt. Dembele?

Ai është një lojtar i madh, që bëri një sezon të madh me Borussia Dortmund. Nuk kemi shumë kohë te Barcelona dhe po i përshtatemi lojës së saj pak nga pak. Suarez? Eshtë golashënues i spikatur. Ai shënon vërtet shumë gola. Ne kemi pasur disa kohë të mira së bashku në Angli, më ndihmoi shumë atje dhe po bën të njëjtën gjë këtu. Objektivat te Barça? Të jesh në këtë ekip, është një hap i madh, e kam thënë gjithmonë këtë. Shpresoj se mund të fitojmë gjithçka që duam”.

Related posts

DESTINACION I RI PËR MANAJ/ Ylli i Kombëtares pritet të vazhdojë karrierën në shtetin fqinj të Spanjës…

Delo.autor

ZHGËNJEN TIFOZËT E BARCELONËS/ Marotta: Lautaro nuk ka shfaqur kurrë dëshirën për tu larguar

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahimovic vendos rekordin e ri personal, arrin shifrën e 500 golave në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment