Futboll

Paul Pogba mungon, Mourinhos i kthehen dy yje ndaj Sevillas

Paul Pogba nuk i është bashkuar skuadrës në seancën e sotme stërvitore në kuadër të përgatitjes për ndeshjen e së nesërme që do të luajnë ndaj Sevillas në Champions League. Mesfushori francez mbeti i dëmtuar në stërvitjen e zhvilluar para përballjes me Liverpool, ku në momentet e fundit trajneri Mourinho konfirmoi mungesën e tij. Pavarësisht se 24-vjeçari nuk luajti në atë takim, “Djajtë e kuq” ia dolën të fitonin 2-1 dhe të jenë optimistë për ndeshjen e nesërme. Sfidën e parë në Spanjë, United e mbylli në shifrat e bardha 0-0 ndërsa kërkon që të sigurojë fitoren dhe kualifikimin në shtëpi.

Në stërvitje janë rikthyer, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic dhe mesfushori francez, Martial. Të dy lojtarët munguan në takimin e së shtunës ndaj “The Reds”. Tekniku portugez u shfaq i buzëqeshur në seancën e sotme stërvitore, ku duket që fitorja ndaj Liverpool i ka motivuar në maksimum “Djajtë e kuq” për takimin ndaj Sevillas.

I pyetur nëse Pogba do të jetë në dispozicion për përballjen në Champions League, Mourinho u shpreh se “nuk e di”.

“Nuk e di, ai ndodhet poshtë tani do të shkoj dhe të flas me të. Dëmtimi? Pati një kontakt me një lojtar në minutën e fundit të stërvitjes ditën e premte, nëse do ta kisha mbyllur senacën një minutë më parë nuk do të kishte ndodhur”- ka thënë Mou.

Manchester United do të luajë ditën e nesërme në “Old Trafford” ndeshjen e kthimit ndaj Sevillas në kuadër të raundit të 16-të të Champions League. Takimi do të luhet në orën 20:45, ku vendasit do të kërkojnë me patjetër kualifikimin për në fazën tjetër.  /EDS/

Related posts

SKANDAL/ Tension në përfundim të pjesës së parë, shikoni çfarë ndodhi në Burreli-Korabi (VIDEO)

Delo.autor

GODITJE E RËNDË PËR KROACINË/ Ylli i ekipit rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

“PËR MUA AI ËSHTË RREZIKU”/ Albertini: Italia nuk është një surprizë. Vetëm një lojtar më frikëson nga Spanja

Delo.autor

Leave a Comment