Futboll

Cristiano Ronaldo, kalon Lionel Messin shkon 18 finalizime në La Liga

33 me 32 – Ronaldo e ka lënë prapa Messin.

Me dy golat kundër Eibarit, Cristiano Ronaldo, ka shkuar në kuotën e 18 finalizimeve në La Liga dhe 33 në të gjitha garat këtë edicion, duke lënë prapa Lionel Messin me 32, që sonte nuk do të ketë mundësi ta barazojë apo ta kalojë portugezin, pasi nuk do të luajë ndaj Malagas.

Për të arritur në kuotën e 33 golave, Ronaldos iu deshën 34 ndeshje, ndërsa Messi ka realizuar 32 gola në të gjitha garat pas 41 paraqitjeve në sezonin 2017/18.

Ronaldo tani është golashënuesi i dytë më i mirë në Evropë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat (33), listës i prin Harry Kane i Tottenhamit me 35 finalizime.

Related posts

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon Lucas

Delo.autor

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

ZGJEDH PASUESIN E TIJ TEK MANCHESTER CITY/ Sulmuesi Aguero: Ai meriton fanellën me numrin 10

Delo.autor

Leave a Comment