Futboll Seria A

Fiorentina-Juventus, “Zonja” kërkon kreun në fushën e rivalëve të përjetshëm

Java e 24-t do e futbollit italian do të hapet me një nga ndeshjet më të zjarrta të Serisë A. Fiorentina do të presë në shtëpi Juventus, për të shkruar një kapitull të ri të një rivaliteti që zgjat tashmë prej pothuajse 40 vitesh. Vendasit nuk po paraqiten shumë mirë dhe fundjavën e kaluar kanë arritur t’i japin fund ecurisë prej pesë ndeshjesh pa fitore në të gjitha kompeticionet falë suksesit 2-1 të regjistruar në fushën e Bologna-s.

Pavarësisht nga 3 pikët e marra në transfertë, ata mbajnë vendin e 11-të në renditje me 31 pikë të grumbulluara pas 23 javëve të para të kampionatit. Juventus, nga ana tjetër, është në kërkim të fitores së radhës dhe do të paraqitet në këtë sfidë pasi ka shkatërruar 7-0 Sassuolo-n në javën e fundit të kampionatit. Lojtarët e Allegri-t do të synojnë të marrin vendin e parë, edhe spe përkohësisht, dhe të rrisin presionin ndaj Napoli-t, me këta të fundit që do të presin Lazio-n në shtëpi një ditë më vonë.

Ajo kundër Sassuolo-s ka qenë fitorja e dhjetë radhazi e bardhezinjve në të gjitha kompeticionet dhe torinezët janë të pamposhtur në Serinë A që nga nëntori i 2017-ës, kur janë mundur 3-2 në fushën e Sampdoria-s. Ndërkohë, Fiorentina nuk ka arritur të fitojë asnjë nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (3 barazime, 1 humbje), ndërsa kundërshtarët e tyre kanë fituar 5 transfertat e fundit të kampionatit me rezultatin e përgjithshëm 10 me 1.

Ky takim pritet të dhurojë spektakël dhe gola, duke parë se Fiorentina ka gjetur rrugën e goli në 10 nga 11 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në shtëpi, ndërsa Juventus ka shënuar në të gjithë 12 transfertat e luajtura në Serinë A. Shtatë nga nëntë fitoret e marra në transfertë, Juventus i ka arritur me një diferencë prej dy ose më shumë golash. Ndërkohë, Fiorentina ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Juventus, duke humbur gjashtë takimet e tjera.

Related posts

Adrian Mutu: Ibrahimovic nuk është i lënduar, thjesht po injorohet nga Mourinho

Q.Autor

KËRKON TË SHKRUAJË HISTORINË TEK MILANI/ “Bomberi” Piatek gati të thyej rekordin e legjendës…

Delo.autor

PAS GOLIT TË SHËNUAR NGA TIRANA/ Plas sherri mes tifozëve “VIP” dhe drejtuesve të Skënderbeut (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment