Futboll

Dani Alves: “Vdekja e Astorit? Nuk më trondit… në botë vdesin mijëra fëmijë të uritur!”

Ish-futbollisti i Juventus dhe Barcelonës, Dani Alves, gjatë konferencës për mediat të dhënë përpara supersfidës mes PSG dhe Real Madrid, e vlefshme për takimin e dytë të të tetave të Champions League, foli edhe në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur dhe të parakohshme të kapitenit të Fiorentinës, Astori.

“Nuk jemi tronditur shumë, sepse nuk e njihnim dhe aq. Jam i hidhëruar për familjen e tij. Mendoj se Davide bëri atë që duhej në këtë botë kaotike dhe se tani ndodhet në një botë më të mirë. Por, në botë çdo ditë vdesin nga uria me mijëra fëmijë që nuk marrin një ensibilizim dhe vëmendje të tillë. Ndërkohë që janë po kaq të rëndësishëm. Të gjithë duhet të vdesim herët a vonë, sepse jemi të përkohshëm. Mbase jemi të trishtuar, por absolutisht jo si familjarët e tij”, deklaroi Dani Alves.

Related posts

PREJ DISA JAVËSH JASHTË FUSHAVE/ Sot iu nënshtrua operacionit, mbrojtësi mbyll aventurën me Interin

Delo.autor

Bakaj: Të shesës një lojtar 30-vjeçar nuk është pak, Kukësi nuk do ta ndjejë mungesën time

Q.Autor

I SHËNOI DY GOLA JUVENTUS NË CHAMPIONS/ Kampionët e Italisë gati të “rrëjmbejnë” lojtarin rus…

Delo.autor

Leave a Comment