Futboll

De Biazi: Ecuria e Milanit? Meritat i takojnë Rino Gatuzos

Xhani De Biazi është intervistuar nga radio “RMCsport”. Ndër temat e prekura nga ish-trajneri i Shqipërisë, ishte edhe ecuria e Milanit nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos.

Ka shumë merita dhe ka arritur t’i përçojë skuadrës disa vlera themelore. Qasja e ndeshjeve, të dhënurit 100 për qind dhe sakrifikimi në dobi të ekipit, janë disa koncepte që kanë lidhje me skuadrën duke anashkaluar aspektin personal, çka është shumë e rëndësishme në futboll”, deklaroi De Biazi.

Sipas teknikut 61-vjeçar, që çoi Shqipërinë në Europianin e 2016-ës, Gatuzo ka ditur të synojë te disa lojtarë të rinj në moshë dhe të besojë në idetë e tij, pa u ndikuar nga kritikat. Në mbyllje të komentit për Milanin dhe punën e homologut kuqezi, De Biazi sqaroi se:

Rino kur erdhi te Milani kishte bërë pak përvojë nëpër Itali në kategoritë e ulëta, çka ndikon në favor të tij dhe e ndihmon të menaxhojë disa situata të caktuara. Kur bëhet fjalë për gjëra që i ke përjetuar edhe si futbollist, detyra bëhet më e lehtë në dukje. Gatuzo ka treguar aftësi komunikuese duke ditur të përcjellë idetë tek e gjithë organika”.

Related posts

“FERGUSON, SI BABA PËR MUA”/ Ronaldo: Solskjaer mund të mbështetet tek unë për çdo gjë

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Shakhtar – Roma

Q.Autor

“KUQEZINJTË” KANË VUAJTUR NË FUSHË”/ Sacchi: Milan u dominua nga Porto. Pioli ka një meritë

Delo.autor

Leave a Comment