Futboll

Debutim ëndrrash për Edon Zhegrovën, Kosova mposht Madagaskarin

Kosova siguroi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit zvicëran Bernard Challandes, pasi mposhti 1-0 Madagaskarin në miqësoren e zhvilluar në Francë. Debutim ëndrrash për talentin e “Dardanëve” Edon Zhegrova, goli i të cilit mjaftoi për suksesin e përfaqësueses më të re të futbollit në Europë.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Madagaskarin, që fitoi një 11-metërsh në minutën e 35-të, por që për fatin e mirë të Ujkanit, ekzekutimi la për të dëshiruar me topin që pasi preku shtyllën përfundoi në fundore.

Pak çaste më vonë, Ujkani krey një ndërhyrje vendimtare, duke shmangur një gol të sigurtë. Sapo nisi pjesa e dytë, Zhegrova befasoi portierin e Madagaskarit me një goditje të shpejtë paksa prirët me portë, me topin që përshëndeti rrjetën. Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por rezultati mbeti i pandryshuar. Bernard Challandes e nis me këmbën e mbarë eksperiencën e tij në krye të Kosovës, që katër ditë më pas do të provojë forcat me Burkina Fason po në Francë.

Related posts

FORMË E DOBËT PËR YLLIN E UNITED/ Kompania e basteve tallet me Lukakun (FOTO)

Isa.Autor

THYHET HESHTJA E KLUBIT “ZIKALTËR”/ Icardi shfaqet duke kryer stërvitjen me grupin në palestër (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ E priste Skënderbeu, mesfushori grek firmos për dy vite me Egnatian

Delo.autor

Leave a Comment