Futboll Ligue 1 Sport

KATASTROFË PËR PSG-NË/ Mësohet shkalla e dëmtimit të Cavanit, ja sa do të mungojë

Jo vetëm Mbappe, PSG humbi dhe Edison Cavanin në ndeshjen e mbrëmshme të fituar 4-0 ndaj Toulouses. Sulmuesi uruguain e nisi si titullar dhe u dëmtua vetëm pas 14 minutash lojë. Ai la fushën e blertë mes dhimbjeve, ndërsa sot iu nënshtrua analizave të specializuara.

Lajmet e fundit që vijnë nga Franca bëjnë me dije se “El pistolero” do të mungojë për rreth 3 javë. Ai nuk do të zbresë në fushë për 21 ditë, çka do të thotë se Tuchel duhet të bëjë 1 muaj pa Cavanin dhe Mbappen, dyshen titullare të sulmit.

Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtares erdhi në momentin e duhur, pasi të dy mund të rikuperohen dhe fitojnë pak kohë, por drejtuesit po mendojnë të bëjnë ndonjë lëvizje emergjente në merkato duke parë dhe situatën e Neymar-it që është krejtësisht e paqartë.

Related posts

PO SHIJON PUSHIMET NË KROACI/ Gjimshiti romantik, shkëmben puthje me partneren në perëndim të diellit (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ “Pleshti” driblon kundërshtarët dhe realizon me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON ME ÇDO KUSHT YLLIN BRAZILIAN/ Ja kush bëhet pengesë e Barcelonës për blerjen e Neymar

Delo.autor

Leave a Comment