Futboll Sport

PUBLIKON LETRËN EMOCIONUESE/ Mancini: Do të përdorim të gjitha minutat për të nderuar vendin tonë

Teksa kanë mbetur vetëm 1 ditë nga starti i Kampionatit Europian, Italia po përgatitet për ndeshjen hapëse të kompeticionit që do të luajë në “Stadio Olimpico” të Romës.

“Azzurrët” shihen si një ndër skuadrat favorite të kompeticionit me teknikun Roberto Mançini ka sjellë një frymë të re në skuadër. Ky i fundit ka menduar t’i japë zemër skuadrës së tij duke i dedikuar një letër të gjatë dhe emocionuese ekipit.

Letra e Roberto Mançinit

E dashur Itali,

duket se ka kaluar një përjetësi që kur u kualifikuam atë mbrëmje në Olimpico kundër Greqisë, ishte tetor 2019, ishim euforik dhe para nesh mundësia të ktheheshim në Olimpico disa muaj më vonë dhe të merrnim një kënaqësi të madhe sportive.

2020 ishte menduar të ishte viti i kënaqësisë së madhe, viti në të cilin do të ndanim një gëzim së bashku, por të gjithë e dimë se si shkoi.

Ishte një vit në të cilin ne ndryshuam zakonet tona, për disa ishte me muaj larg njerëzve që duam, për fat të keq dikush ka humbur njerëzit që duan. Muaj në të cilët gjërat më të thjeshta janë bërë komplekse. Për askënd nuk ishte e lehtë, megjithatë secili në mënyrën e vet e bëri atë.

Pasojat e pandemisë globale janë akoma të dukshme dhe do të duhet të jenë të forta për një kohë më të gjatë.

Sporti në këto momente, siç kam thënë më shumë se një herë, është një mjet thelbësor i jetës sonë. Mund të na ndihmojë të ndihemi më mirë, mund të na ndihmojë të shkëputemi përkohësisht nga disa mendime ose momente të komplikuara. Sporti mund të na japë shumë emocione pozitive.

Asnjëherë më parë nuk e kishim aq shumë të nevojshme atë.

Ekipi ynë Kombëtar, në Kampionatin Evropian që do të fillojë rrugëtimin ditën e nesërme dhe është i vetëdijshëm për përfaqësimin e një populli fantastik dhe të vendosur, dhe për këtë arsye unë, së bashku me stafin dhe 26 djemtë që do zbresin në fushë, do të përdorim të gjitha minutat për të nderuar vendin që ne përfaqësojmë.

Ne e dimë që ndeshjet tona do të jenë një moment bashkimi i miliona italianëve.

Do të jenë momente gëzimi që do të na bëjnë të harrojmë vitin e sapo përfunduar për një moment.

Kjo është arsyeja pse ne do ta luajmë këtë ngjarje të vetëdijshëm për forcën e fanellës blu dhe të popullit italian.

Ne do të nderojmë çdo minutë, ne do të dalim në fushë me zemër të lehtë kur jeni fëmijë dhe filloni të luani futboll, por edhe me përgjegjësinë e atyre që përfaqësojnë një nga vendet më të forta dhe më të bukura në botë.

Të bashkuar nën një qiell të vetëm blu, të veshur me bluzën blu, le të bashkohemi së bashku në një kor të vetëm që bashkon më shumë se 60 milion italianë: FORZA AZZURRI!

Related posts

NUK NDALET “VATRA E ZJARRIT” TEK INTERI/ Icardi dhe Wanda takojnë Marottan, ja çështja e bujshme

Delo.autor

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI: Starton pjesa e dytë, verilindorët kërkojnë të shpëtojnë takimin (video)

Isa.Autor

SUPER SFIDA NDAJ MILAN/ Trajneri Allegri mendon të bëjë një ndryshim taktik në sulm, ja plani…

Delo.autor

Leave a Comment