Boks

Deklarata e Wilder: Dua një viktimë në karrierën time

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC, ka befasuar sot me deklaratën e tij, kur ka thënë se ak dëshirë që të vras ënjë rival në ring gjatë një duel në boks. Në një intervistë për televizionin TMZ, kampioni i botës u shpreh se dëshiron që t’i jap fund jetës së një personi në ring.

Dua një viktimë në rekordin tim. E dua një, realisht. Ky jam unë, dua ta realizoj një gjë të tillë. Unë jam “Bronze Bomber” dhe nuk më intereson për asgjë. E dua këtë viktimë në karrierën time”, u shpreh Wilder, që më 3 mars të këtij viti fitoi me “KO teknik” ndaj kubanezit Luis Ortiz.

Kjo deklaratë e boksierit emarikan erdhi pas lajmit se 31-vjeçari Scott Westgarth ndërroi jetë më datën 25 shkurt, pas një dueli që ai pat fituar ndaj Dec Spelam, në një përballje me 10 raunde. Deontay Wilder është kampion bote i kategorisë WBC në peshat e rënda që prej janarit të vitit 2015, kur mundi Bermane Stiverne, ndërkohë që në karrierën e tij ka realizuar 40 fitore dhe asnjë humbje.

Related posts

SUPER SFIDA NDAJ BOKSIERIT LUIS ORTIZ/ Kampioni i botës Wilder shpalos objektivin: Do të thyej rekordin e Mayweather…

Delo.autor

XHULIO VRENOZI/ Boksieri shqiptar që po korr sukses në Milano e Londër (Video)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Povetkin shtang Whyte dhe trondit botën me një goditje të frikshme (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment