Futboll

Dëmtimet, goli dhe marrëveshja me Partizanin, Çani po kalon moment të mirë tek”Demat e kuq”

Moment i vështirë me dëmtime të shumta. Sa e prisnit këtë gol?
Jam shumë i kënaqur pasi në gjithë këto muaj që kam ndenjur jashtë, kam punuar shumë dhe me durim. Më në fund erdhi edhe goli, që i dha 3 pikët skuadrës dhe jam i lumtur.

Kur mund të luani që nga fillimi?
Nuk e di, sepse po punojmë që të rikthehem në formë plotësisht dhe të shohim. Po punoj mirë dhe besoj sa më shpejt.

A është një luks për ju, që nuk keni konkurrencë te Partizani?
Konkurrencë kam, pasi edhe kur nuk kam luajtur, Partizani ka arritur të shënojë, sepse sulmuesit e tjerë kanë dhënë maksimumin. Tani unë jam një sulmues më shumë në dispozicion të ekipit dhe do mundohem të jap kontributin tim. Në planet e fillimit, do të isha sulmuesi kryesor, por dëmtimi na penalizoi dhe tani dua të shijoj rikthimin.

Shënuan edhe një gol tjetër, por gjyqtari e anuloi. Ç’mendim keni për rastin?
Nuk mendoj se ka nevojë për opinion ky rast, pasi isha në pozicion të rregullt. Gjithsesi, si ne, edhe arbitrat gabojnë, pasi janë njerëz dhe duhet t’i mirëkuptojmë. Shpresoj të mos ketë qenë i qëllimshëm.

Moggi tha se nëse nuk do riktheheshe, do të rishikohej marrëveshja. A u rishikua marrëveshja, apo klubi u ‘zbut’ dhe ju dha kohë?
Marrëveshjet janë diçka që na përkasin mua dhe klubit,. Unë nuk shikoj detaje të tilla, pasi jam futbollist dhe përqendrohem te fusha. Nuk dua të flas për situate të tilla.

Kërcyet më shumë kur shënuat, apo kur festuat?
Mendoj se kur festova…(qesh)

Related posts

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 8 minuta lojë, Alba ndëshkon Zvicrën me një “PREDHË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

OSMANI, DREJTORI I RI I TIRANËS/ Refik Halili e prezanton para skuadrës dhe stafit

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për portierin e Leverkusenit, Bernd Leno

Sadik.Autor

Leave a Comment