Futboll

Dëmtohet Selmani, Alban Bushi fton një tjetër portier të Superiores

U mendua se Gentian Selmani e kishte hedhur pas krahëve dëmtimin që pësoi gjatë ndeshjeve të kampionatit, por nuk ka rezultuar i tillë. Portieri i Laçit ka shfaqur dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, kështu është detyruar që të lërë grumbullimin dhe t’i nënshtrohet kurimit në ambientet terapeutike.

Por, Alban Bushi nuk ka vonuar dhe ka thirrur portierin e tretë për të zëvendësuar të larguarin për dy ndeshjet zyrtare kundër Sllovakisë që do të luhen më 23 dhe 27 Mars. Edmir Sali, gardiani i Flamurtarit do të zëvendësojë Selmanin dhe do të paraqitet krah Alen Sherrit dhe Elhan Kastratit në grumbullim.

Sa i përket portierit që do të mbrojë katërkëndorin në këto dy ndeshje, na mbetet vetëm të shohim se çfarë zgjedhjesh do të bëjë stafi i Bushit.

Related posts

MIQËSORE/ Ish-futbollisti i Kukësit protagonist në Turqi në humbjen me përmbysje ndaj Gaziantep

Delo.autor

TIRANA PA TRAJNER 4 DITË PARA DERBIT/ Ahmataj nuk del në stërvitje, largohet nga stoli i bardhebluve

F.autor

SUPER HEROI/ AGNELLI: RONALDO nuk është Juventusi, FËMIJËT e kanë…

Isa.Autor

Leave a Comment