Futboll

Barcelona ka tetë super alternativa për një mbrojtës

Pasi humbi në janar Javier Mascherano, Barcelona tani po shqyrton disa alternativa në kërkim të zëvendësimit të tij. Sipas “Mundo Deportivo”, katalanasit kanë tetë lojtarë që po monitorohen dhe vetëm njëri prej tyre pritet të afrohet si zëvendësuesi i argjentinasit, i cili u largua për në Kinë në janar. Në krye të listës është ylli i Ajax, Matthijs de Ligt. 18-vjeçari tashmë ka tre ndeshja me kombëtaren holandeze dhe ka një kontratë në Amsterdam deri në vitin 2021. Pas tij vjen Stefanin de Vrij i Lazo, një tjetër holandez, i cili do të largohet nga kryeqyteti italian në fund të sezonit. 26-vjeçari ka qenë shumë i lidhur edhe me Interin, por Barcelona mbetet një mundësi.

Qëndrojmë në Serie A, Joao Miranda i Interit kuptohet gjithashtu të jetë një objektiv. 33-vjeçari braziliani e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga zikaltrit në verë, por do të dëshironte të kalonte edhe një vit në Evropë përpara se të kthehej në Brazil. Kthehemi në Holandë, Daley Blind i Manchester United është në radar të katalanasve. Jashtë kontratës në verë, 28-vjeçari mund të jetë një mundësi e mirë për Ernesto Valverde.

Mbrojtësi i Spurs, Toby Alderweireld është një tjetër opsion. 29-vjeçari e kupton se e ardhmja e tij mund të jetë larg nga Londra e Veriut nëse nuk i ofrohet një kontratë më e mirë këtë verë. Në Bundesliga, Dayot Upamecano i RB Liepzig është ai që ka mahnitur katalanasit. Vetëm 19 vjeç, ylli francez duket të ketë një të ardhme të madhe përpara tij.

Më afër shtëpisë, Lucas Hernandez i Atletico Madrid është gjithashtu një objektiv serioz. 22-vjeçari, megjithatë, vjen me një çmim të lartë për rreth 55 milionë euro. Së fundi, përsëri në Itali dhe tek Inter, Milan Skriniar. Sllovaku 23-vjeçar është duke tërhequr interesin e një mori klubesh përfshirë Barcelonën dhe Manchester City-n, por përsëri, ai nuk do të vijë me çmim të ulët, minimumi 70 milionë euro

Related posts

DUEL PËR MERKATON/ Chelsea dhe Real Madrid në “luftë” për 25 vjeçarin francez

Isa.Autor

“SHPËRTHEN” NJË DEKLARATË/ Bosi i Fiorentinës: Milan dhe Inter fryhen me para borxh, Juventus janë bij kur*ve

Delo.autor

U dënua për përdhunimin e shqiptares, Robinho do të vijojë të luajë

Q.Autor

Leave a Comment