MMA

Amanda Nunes: Jam një luaneshë, nuk do ta dorëzoj titullin

Më 12 maj, në Rio de Zhaneiro, do të zhvillohet eventi i UFC-224 në artet marciale mikse, një event ku do të zhvillohet edhe duel për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” mes kampiones vendase Amanda Nunes dhe sfidantes amerikane Raquel Pennington. Dy sportistet zhvilluar për herë të parë takimin “face to face” në Brazil për të promovuar këtë event dhe më pas lëshuan deklaratat e para për mediat. Natyrisht që vëmendja e mediave vendase u përqendruan te kampionia e tyre Nunes, që premtoi se titulli do të mbesë në Brazil dhe se nuk do t’i zhgënjejë fansat e saj.

Nunes dhe Pennington gjate prezantimit te eventit UFC-224

Jam e lumtur që do të dueloj në Brazil, para njerëzve të mi, do të mbroj aty titullin kampion. Jam përgatitur mirë dhe gjithçka po shkon sipas planifikimit, ndaj besoj te fitorja. Sfida para fansave të mi me motivon edhe më shumë. Nuk e nënvlerësoj rivalen edhe pse ka dy vjet që nuk ka dueluar, pasi në këtë sport çdo gabim është fatal, të kushton shtrenjtë. Unë jam një luaneshë dhe si e tillë nuk tremben nga rivalet dhe sfidat, do të tregoj se sa vlej edhe ndaj Pennington”, u shpreh kampionia e botës Amanda Nunes, që në UFC numëron 15 fitore dhe 4 humbje, por i ka fituar 6 duelet e fundit.

Related posts

MASAT KUNDËR COVID-19/ UFC hap dyert për fansat, numër i limituar për duelin McGregor-Poirier

Delo.autor

KËRKON TË HARROJË TURPIN/ ​McGregor kërkon ndeshje me japonezin, i cili u mund nga Mayweather

Delo.autor

E BUJSHME NGA AMERIKA/ Humbja ndaj McGregor lë pasoja te Cerrone, UFC pezullon “kaubojsin”

Delo.autor

Leave a Comment