Futboll

Di Biagio: Italia është në rrugën e duhur

Trajneri i përkohshëm i Italisë thotë se skuadra është në rrugën e duhur dhe ka konfirmuar se Donnarumma do të luajë nga minuta e parë ndaj Anglisë ditën e martë.

Azzurri është mposhtur 2-0 nga Argjentina në Manchester të premten e kaluar, ndeshja e parë e Di Biagio-s si trajneri i përkohshëm.

“Duhet të përmirësohemi dhe këtë ia kam thënë edhe djemve,” shprehet Di Biagio.

“Bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë, krijuam mjaftueshëm. Po të kishte përfunduar 0-0 do të isha i zhgënjyer, dhe në fund u mposhtëm.

“Por jam i lumtur me reagimin e pjesës së dytë.

“Jemi në rrugën e duhur, bëmë gjëra të mira ndaj një prej ekipeve më të mirë në botë. U mërzita kur lexova se njerëzit kishin thënë se nuk kishim bërë asnjë goditje në portë.

“Kemi akoma nevojë për kohë. Shpresoj të bëjmë më mirë nesër dhe të marrim një rezultat të mirë.”

Related posts

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS SË VERËS/ Një tjetër lojtar pranë largimit nga Inter, ja emri

Delo.autor

I FIKSUAR PAS RONALDOS/ Uzuni: Edhe mbathjet i kam të CR7, ja kur ndryshoi jeta ime

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi ka ende një shpresë të fundit tek Inter, nëse…

Delo.autor

Leave a Comment