Futboll Sport

EUROPIANI NIS ME TURQI-ITALI/ “Axurrët” favoritë absolutë. Nuk kanë humbur kurrë

Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mançinit.

Lidhur me precedentët që kanë me Turqinë, kombëtarja “axurre” nuk njeh humbje në 10 precedentët e mëparshëm. Bilanci i përgjithshëm është 7 fitore dhe 3 barazime. Ndeshja e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve është miqësorja e luajtur në Bergamo, më 15 nëntor 2006, e mbyllur në barazim 1-1 me gola të Di Natales (39’) dhe Uzulmez (41’).

E veçantë është se këto dy kombëtare janë ndeshur edhe një herë tjetër në ndeshjen hapëse të “Euro 2000”, sërish më 11 qershor. Atë takim Italia e fitoi 2-1, falë golave të Antonio Kontes (në minutën e 52-të me një roveshatë) dhe një penallti të Filipo Inzagit (70’). Ai që barazonte përkohësisht shifrat 21 vite më parë ishte Okan, në minutën e 62-të.

Related posts

AKUZON JUVENTUSIN PËR PRISHJE TË KAMPIONATIT/ Cassano “sulmon”: Ata i kërkojnë vetë telashet…

Delo.autor

COVID-19 “GROPOS” UEFA-N/ Shkurton premiot Champions edhe Europa League për 5 vitet e ardhshme

Delo.autor

Rooney pretendon se ka një skuadër që është më e mirë se Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment