Futboll

Diego Costa-argjentinasve: Falënderoni Zotin që ju ka falur Messin!

Diego Costa, autor i golit të parë të Spanjës në fitoren e thellë 6-1 me Argjentinën u dha një mesazh të qartë tifozëve të “Albicelestes”. Sipas tij, pa Lionel Messin, Argjentina nuk ekziston.

“Duhet të bëjnë një analizë në të gjitha aspektet. Ju në Argjentinë e kritikoni shumë Messin, por u duk qartë se kur mungon ai, është tjetër gjë. Një lojtar si Messi nuk kritikohet, thjesht duhet të falënderoni Zotin që jua ka falur. Messin duhet ta trajtoni gjithmonë mirë. Edhe nëse paraqitet keq në ndonjë ndeshje, me të në fushë Argjentina është më e fortë.”  

Sulmuesi me origjinë braziliane është shumë i kënaqur me formën që po kalon “La Roja”.

“Kjo kombëtare mund të arrijë gjëra të mëdha. Kemi një ekip shumë të mirë për Botërorin. Kisha 6 muaj pa luajtur, por e dija që mund të bëja mirë. Grumbullimi në përfaqësuese më bën shumë të lumtur.”

Related posts

Nis pjesa e dytë, Islanda dhe Nigeria në kërkim të 3-pikëve

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Ylli Manaj rikthehet tek goli dhe i jep fitoren Barcelonës në derbi (VIDEO)

Delo.autor

FRIKSOHET SPALLETTI/ Ylli i INTERIT largohet nga kombëtarja pas dëmtimit të RËNDË në gju

Isa.Autor

Leave a Comment