Futboll

Partizani vijon të udhëheqë, Luftëtari në kërkim të golit të barazimit

Partizani 1-0 Luftëtari

33′ Batha /

 

Minutë pas minute

60′ Zëvendësimi i parë tek Luftëtari. Lamçja i lë vendin Donald Rrapos.

56’ Asani rrëmben një top nga mbrojtësit e Luftëtarit, futet drejt zonës dhe fiton një goditje këndi.

53’ Abazaj hyn nga e djathta e zonës, dhe godet drejt portës, por portieri Hoxha ndal.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet e para. Partizani-Luftëtari 1-0

33’ GOOOL Batha. Partizani gjen golin me anë të kapitenit, pas një goditje këndi, ku Batha shënon me kokë nga mesi i zonës.

24′ Mala provon me një goditje të menjëhershme, ndërsa topi është përplasur te dy futbollistët e Luftëtarit dhe ka përfunduar në duart e Ruçit.

20’ Gojkoviç, në zonën e gjirokastritëve, godet me kokë pas një topi të gjatë, por kontrollohet nga Ruci.

13’ Trashi godet nga jashtë zone, shënon, por arbitri kishte ndërprerë ndeshjen pak sekonda më parë, prej një tifozi të Partizanit që kishte hedhur në fushë një fanellë të Trashit. E çuditshme çfarë ndodh në “Selman Stërmasi”.

 

12’ Beqiri godet me kokë nga një goditje këndi, por pret Hoxha.

10’ Pa shumë raste minutat e para. Skuadrat shfaqen të kujdesshme në “Selman Stërmasi”.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”/ panorama sport

Në “Selman Stërmasi” Partizani do të presë sot Luftëtarin për të diskutuar sfidën e vlefshme për javën e 24 të Superligës.

Të kuqtë kanë 3 arsye të forta për t’u rikthyer sot te fitoret. E para është seria e rezultateve negative dhe e dyta është vendosja e Klevis Dalipit si trajner i ri në fund te sezonit. Jo më pak shtysë duhet t’u japë lojtarëve të Partizanit edhe ajo humbje turpëruese 5-0 në fazën e dytë në Gjirokastër.

Nga ana tjetër Luftëtari vjen pas një ecurie shumë impresionuese dhe sot kërkon pikët e radhës për të përmbushur objektivin e tyre Kupat e Europës.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Progni, Bardhi.

Trajner: Klevis Dalipi.

Luftëtari: Ruci, Liçaj, Jakovleviç, Beqiri, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja.

Trajner: Hasan Lika

Related posts

E BUJSHME/ Gruaja dhe “trajneri i gjumit”, zbulohen sekretet e bomberit Lewandowski

Delo.autor

GATTUZO E THOTË “TROÇ”/ Ky është LOJTARI KRYESOR i Milanit, bën diferencën…

Isa.Autor

Asensio: Kur isha i vogël në dhomën time mbaja posterin e këtij super ylli

Sadik.Autor

Leave a Comment