Futboll

Dortmund kontratë të re për Reus

​Borussia Dortmund po planifikon të mbajë Marco Reus dhe shumë vite në skuadër, duke i ofruar një kontratë të re me rritje page
Mesfushori gjerman, Marco Reus ka kontratë me Borussia Dortmund deri në verën e vitit 2018 dhe ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes.

Por, atij do t’i ofrohet një kontratë e re me rritje page, në mënyrë që të bind lojtarin të refuzojë ofertat e skuadrave tjera.

“Ne e kuptuam plotësisht se Marco nuk donte të hynte në negociata për rinovimin e kontratës gjatë lëndimit të tij. Ne tani do të intensifikojmë bisedimet”, tha Drejtori Sportiv i Dortmundit, Zorc për Sport Bild.

Reus në Dortmund u transferua në vitin 2012 nga rivali Borussia Monchengladbach.

Related posts

Futbollisti i Premier League zbulon se është biseksual

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Leicester me trajner të ri, në stolin e “dhelprave” ulet Dean Smith

F.autor

PO RIKTHEHET MILANI I MADH/ Kuqezinjtë shumë PRANË mesfushorit BRAZILIAN

Sadik.Autor

Leave a Comment