Futboll

Dortmund sfidon Inter, ofron $40 mln për yllin argjentinas

Kur gjithçka dukej gati dhe e përgatitur për mbërritjen e argjentinasit Lautaro Martinez te Inter, mbërrin një lajm merkato që mund të ndryshojë të gjitha kartat mbi tavolinë. Referuar asaj që raporton portali i njohur argjentinas ‘TyC Sports’, në skenë ka mbirë tashmë papritur edhe klubi gjerman i Borussia Dortmund. Sipas thashethemeve të fundit, gjermanët e Dortmund i kanë prezantuar klubit argjentinas të Racing Avellaneda, një ofertë prej 40 milionë dollarë.

Rezultate imazhesh për lautaro martinez borussia dortmund inter

Një ofertë kjo që ka tunduar klubin që zotëron pronësinë e kartonit të yllit argjentinas 21-vjeçar, pasi oferta e gjermanëve ekuivalente me 32 milionë euro, është në total mbi 3.5 milionë euro më shumë se ajo bërë nga zikaltërit e Inter. Këta të fundit ishin përgatitur të materializonin marrëveshjen, nëpërmjet një oferte prej 28.5 milionë euro, ndërkohë që futbollisti ka firmosur tashmë një parakontratë me zikaltërit. Por Racing, në këtë pikë do të dëshironte ta shiste te ofruesi më i mirë, që aktualisht është Borussia Dortmund, ndërsa vetë Lautaro pret zhvillime, në pritje për të parë nëse Inter do t’i përgjigjet kësaj ofensive.

Related posts

PARA NDESHJES ME LIVERPOOLIN/ Rivaldo paralajmëron “Katalanasit”: Tregohuni të kujdesshëm, sepse ky lojtar…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Rastet e rrezikshme me pikatore, mbyllet pjesa e parë në Vlorë (VIDEO)

Isa.Autor

KTHIMI I TOFOZËVE NË STADIUME? Ministri italian i Sporteve: E pamundur të ndodhë brenda muajit…

Delo.autor

Leave a Comment