Futboll Seria A Sport

“PO MENDOJMË PËR SKEMËN 3-5-2″/ Pirlo: Ndeshja me Lazion vlen për renditjen dhe ndërtimin e ekipit

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo e konsideron tejet të rëndësishëm takimin e nesërm të kampionatit italian ndaj Lacios. Edhe pse bardhekaltërit kanë mungesa thelbësore për shkak të rasteve me koronavirus, tekniku i kampionëve të Italisë i konsideroi rivalët tepër të vështirë dhe se duhet që Juventusi të mos i lejojë të dalin në kundërsulm, e cila është arma më e fortë e Lacios.

Ai e konsideroi Alvaro Moratën si sulmues të kompletuar që punon mirë në fazën sulmuese dhe finalizimin.

“Ndeshja me Lacion – Do të jetë një ndeshje e mirë sepse Lacio-Juventus është diçka e bukur për t’u luajtur. Do të jetë e vështirë sepse ata janë një ekip i mirë dhe kanë trguar vitet e fundit se sa fort duhet të luash kundër tyre.

Skema – Po mendojmë për variantin klasik 3-5-2. Në rinisjen e lojës, ata janë tepër të fortë, mbyllen mirë në prapavijë dhe dalin shpejt në sulm. Duhet të tregohemi të kujdeshëm dhe mundësisht të bëjmë sa më pak gabime teknike për të mos i lejuar të dalin në kundërsulm.

Rëndësia e ndeshjes – Jemi në ndërtim e sipër, por rëndësi kanë pikët dhe kjo vlen. Nesër luajmë jo vetëm për klasifikimin, por dhe për ndërtimin e ekipit.

Morata – E njoh si lojtar të kompletuar. Nuk është i zoti vetëm në finalizimin e ndeshjes. Ai është gjithmonë në qendër të lojës, ne i inkuadrojmë sulmuesit tanë dhe ai po bën shumë si në fazën sulmuese dhe në finalizim. Kemi besuar shumë tek ai dhe do të besojmë akoma më tepër.

Mesfushorët – Golat e mesfushorëve janë të rëndësishëm sepse nuk është e thënë që të shënojnë vetëm sulmuesit. Po përpiqemi t’i shtyjmë sa më shumë drejt zonës së rreptësisë, njësoj siç ka ndodhur me Rabionë dhe MeKkinin. Po punojmë shumë në ndryshimin e pozicioneve”, deklaroi trajneri i Juventusit Andrea Pirlo para ndeshjes me Lacion.

Related posts

DUELI ME SKËNDERBEUN/ Gega: TRASHI gaboi por ka reflektuar, Hoxha jo 100% gati

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Basha: Skema e re do kohën e vet, në IZRAEL PËR FITORE

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment