Futboll

Nicola Kaliniç bëhet problem, Gattuso e përjashton

Dashuria mes Milanit dhe sulmuesit kroat, Nicola Klaliniç, e cila lindi në verën e 2017-ës, ka filluar të venitet tashmë. Sulmuesi nuk po bind dhe prej kohësh e ka humbur vendin e titullarit, kjo edhe për shkak të shpërthimit të të riut Patrick Cutrone, që po shënon gola në vijimësi.

Gjithsesi, në prag të ndeshjes me Chievon, trajneri Gattuso ka vendosur të mos e grumbullojë fare Kaliniçin, duke treguar se raporti mes palëve është thyer tashmë.

“Kaliniç nuk ka asnjë problem fizik, por është lënë jashtë për arsye teknike”, deklaroi Gattuso, duke mos preferuar të japë më shumë shpjegime mbi lënien jashtë të sulmuesit kroat.

Gjithsesi, mediat pranë Milanit raportojnë se përjashtimi i Nikola Kaliniçit ka ardhur për mungesë impenjimi në stërvitje gjatë javës, gjë që nuk është toleruar nga Gattuso.

Related posts

FESTA E FITËR BAJRAMIT/ Nga Armando Sadiku tek Mergim Mavraj, ja urimet e futbollistëve të Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Trajneri Gjoka: Arritëm objektivin tonë, shpresojmë që të…

Delo.autor

DËMTOHET MBAPPE/ “Ylli” i Real Madrid humbet sfidën e “Gjelave” ndaj Azerbajxhanit?

F.autor

Leave a Comment