Futboll

Duro: Muaj i tmerrshëm, ja arsyet e krizës së Flamurtarit

Një humbje minimale, me një kundërshtar direkt për Europën. Çfarë mendoni se nuk shkoi te Flamurtari?
Duro: Fillimin e patëm shumë të vështirë dhe u vumë disi në vështirësi, por gradualisht u futëm në lojë dhe krijuam minimalisht 3-4 mundësi të mira shënimi, por nuk ia dolëm. Më pas, normalisht që kjo ishte një ndeshje që do të përcaktohej nga episodet dhe ne gabuam rëndë në rastin e golit të Çanit. Gjithsesi ishte një ndeshje e ekzekutuar në një terren të vështirë dhe për fat të keq, episodi ishte në favor të Partizanit.

Çfarë po ndodh me sulmuesit, që po shpërdorojnë kaq shumë?
Duro: Normale që rastet i kanë pasur, por është situate psikologjike, që ndikon, gjithsesi duhet të theksoj se ata janë lojtarë shumë të mirë dhe ndihmojnë skuadrën. Mendoj se ky është një moment që e kalon çdo sulmues në botë dhe është kalimtar.

Mendoni se ka ardhur koha të ndryshoni mënyrën e lojës?
Duro: E kam ndryshuar edhe me Kamzën, kur ishim në disavantazh, por e bëra edhe sot. Mënyra e lojës përcaktohet në varësi të kundërshtarit, por edhe të rrjedhës së lojës.

Sa e vështirë është përgatitja e ndeshjes, kur emrat në mbrojtje ndryshojnë çdo javë?
Duro: Mungesat kanë qenë të shumta dhe kanë ndikuar rëndë psikologjikisht, pasi për fat të keq nuk kemi marrë edhe pikët. Ky muaj ka qenë jashtëzakonisht i tmerrshëm në të gjitha aspektet, ndaj në Prill shpresoj të rikthehemi, sepse do të diskutojmë edhe Kupën e Shqipërisë. Kemi qenë edhe pa fat, pasi blerjet e reja nuk po i shohim në fushë, për shkak të dëmtimeve.

Kush e ka sjellë sulmuesin Tounkara te Flamurtari?
Duro: Normalisht që kam qenë unë me presidentin Idrizi, por me sugjerimin e Igli Tares. Gjithsesi nuk mund të themi se është një dështim, pasi lojtari nuk po shfaqet në fushë. Ka luajtur vetëm pak minuta dhe për fat të keq është dëmtuar, ndaj nuk mund të nxjerrim konkluzion.

Ka pasur një pretendim për 11-metërsh, me Hoxhajn. Pasi po shikoni pamjet, çfarë mendimi keni?
Duro: Kjo ishte një penallti e pastër, por nuk dua të merrem me arbitrat, pasi jam dorëzuar ndaj tyre. Kjo e sotmja ishte akullore, në krahasim me çfarë na kanë bërë në gjithë këto takime.

Related posts

“DIVORC” TOTAL MES STRAKOSHËS DHE LACIOS/ Igli Tare hedh sytë për portier te ekipi ku u transferua Muriqi

Delo.autor

PRAPASKENA/ Quagliarella: Ja përse nuk shkova te MILANI, i thash MAMIT po të kisha…

Isa.Autor

E pabesueshme: Perezi iu telefonon skuadrave evropiane, kërkon blerës për Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment