Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Lajme të mira për Liverpool, Van Dijk mund të rikthehet këtë sezon

Lajme të mira nga Liverpooli dhe mbrojtësi Virgil van Dijk. Holandezi u dëmtua nga portieri i Evertonit, Jordan Pickford në ndeshjen që u zhvillua më 18 tetor.

Shtatlarti u detyrua të operohej në ligamentin e tij dhe u mendua se sezoni ishte i humbur. Situata ka ndryshuar, pasi ka mundësi që Van Dijk të rikthehet pa mbaruar sezoni i rregullt.

Ai ka nisur me stërvitjen e diferencuar. Mbrojtësi po merret me punën pas dëmtimit në gju. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë gjuri i Van Dijkut pas dëmtimit.

Related posts

Alarm për bombë para ndeshjes Liverpool – Roma, evakuohet tribuna

Sadik.Autor

Hamburgu i Mavrajt, një bebe mban peng formacionin

Q.Autor

“JEMI KRENAR PËR JU”/ Duka përgëzon vajzat e Vllaznisë: Treguat se futbolli i femrave në Shqipëri është rritur

Delo.autor

Leave a Comment