Futboll Seria A

E bujshme nga Spanja, sulmuesi i Juventusit ka një akord me madrilenët

Është Atletico Madrid e ardhmja e Paulo Dybala. Të paktën kështu sic raporton Joaquin Rodriguez, gazetar i Radios Onda Cero dhe televizionit Antena 3, i cili tregon për arritjen e marrëveshjes mes Dybala dhe madrilenëve, që në këtë tratativë përfaqësohen nga drejtori teknik italiani, Andrea Berta.

Ajo që përflitet është se bëhët fjalë për një kontratë pesëvjeçare. Ky lajm pason atë të javës së kaluar, kur lojtari, që ndodhej me pushime në Madrid me një grup shokësh, u takua me Cholo Simeone në një restorant. Nësë kjo gjë është e vërtetë, Dybala në këtë mënyrë do të zëvendësonte Antoine Griezmann, që do të largohet verën e ardhshme.

Asnjë konfirmim – Për momentin lajmi që ka pushtuar mediat dhe rrjetet sociale në Spanjë, nuk ka gjetur asnjë konfirmim. Tratativa me Juventusin, mendohet se cmimin fillestar e ka 150 milionë euro, dhe thuhet që Juventusi ka dhënë miratimin për Savic, mbrojtësin e Atletico dhe ish i Fiorentinës, i cili mund të përfshihet në marrëveshje. Gjithashtu duhet parë edhe vullneti i lojtarit, që ka oferta nga klube më të mëdha se Atletico.

Related posts

FOTO/ ‘Këpuca e Artë’, ja cili futbollist kryeson garën

Q.Autor

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në “Olimpico”, ylli Immobile ndëshkon Turqinë (VIDEO)

Delo.autor

BEFASOHET KLUBI I SERIE A/ Lojtari “ARRATISET” pas vizitave mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment