Futboll Seria A

“Pseudonimi “Hyjnori”? Ata donin thjesht të talleshin me mua”

Ai mbërriti tek Inter si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të kampionatit brazilian dhe si pasardhësi i Maicon, por nuk arriti të tregonte nivelin e duhur tek Inter dhe kjo edhe për peshën e rëndë që mbante mbi supe.

Sot, Jonathan luan te Paranaense dhe po bën mirë. Gjatë një interviste me FC Inter News, lojtari zbuloi se i mungonte shumë Italia dhe Inter.

“Më ka marrë malli për Inter. Zikaltrit kanë qenë shumë të rëndësishëm për mua pasi mësova shumë gjëra të reja, sidomos në aspektin taktik. Jam i lumtur me karrierën time.

“Më vjen keq për dëmtimet e shumta që nuk më lanë të shprehesha më mirë.

Ai rikujton edhe njëherë një nga intervistat pas ndeshjes që ka mbetur në histori ku u shpreh se “Inter humbet dhe është faji i Jonathan. Bie shi përjashta dhe e ka fajin Jonathan.

“Edhe lojtarët e tjerët bënin gabime dhe askush nuk i kritikonte siç më kritikonin mua. Gjatë asaj kohe, kur unë humba dhe unë bëra disa gabime, përfundova në stol.

“Pseudonimi Hyjnori? Jam i sigurt se ishte një pseudonim i krijuar nga dikush që donte të tallej me mua. Edhe sot e kësaj dite në mediat sociale më thërrasin ashtu për gallatë. Nuk më intereson. Nuk më lëndon. Asgjë nuk ndryshon.”

Related posts

“ÇMEND” RRJETIN ME FOTOT/ Cristiano Ronaldo zgjedh veturat historike për reklamimin e linjës CR7

F.autor

“MË PËLQEN TË LUAJ NË PREMIER LEAGUE”/ Rrëfen portieri Strakosha: Ju tregoj ëndrrën time më të madhe

Delo.autor

LAZIO NDJEK SHEMBULLIN E SUPERIORES/ Të dëmtuarit në rresht te “magjistarja” serbe (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment