Futboll

E çuditshme/ Lojtarin që dështoi te Milani e kërkon Mourinho për Manchester United

Ka nisur koha për të menduar për merkaton, të paktën për skuadrën e Manchester United dhe trajnerin portugez, të “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho.

Ky i fundit, si gjithmonë do të ketë në dispozicion një buxhet të konsiderueshëm për merkaton dhe duket se është në gjueti e të një mbrojtësi qendror.

Sikurse raporton tabloidi britanik “Daily Mirror”, dy janë kandidatët potencialë në objektivin e trajnerit Jose Mourinho për një vend në qendrën e mbrojtjes së United.

Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin e Tottenham, Toby Alderweireld dhe atë të Borussia Dortmund, Sokratis Papastathopoulos.

Ky i fundit kaloi pa lënë gjurmë edhe te skuadra e Milanit, në sezonin tashmë të largët 2010-2011, kur u aktivizua vetëm në pesë ndeshje.

Related posts

HIDHET SHORTEU/ Ja cilat janë çiftet gjysmëfinaliste në Europa League

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG ndan pikët me Club Brugge në debutimin e Messit

Delo.autor

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë të Champions-it 2017/18

Sadik.Autor

Leave a Comment