Futboll Ligue 1

Ka edhe kështu: dëshiron të ikë nga PSG për të shkuar te Besiktas

U duk se Javier Pastore mund të rikthehej në Serie A por nuk do të ndodhë.

Pas eksperiencës së shkëlqyer me Palermon, ku tregoi të gjithë potencialin që e çoi te PSG, ‘Il Flaco’ mesa duket do të largohet nga Parisi për t’i dhënë një kthesë të re karrierës së tij. Në muajin janar media italiane raportonte se mund të transferohej në Milano me Interin, por tratativat duket se janë mbyllur ende pa nisur mirë.

Nga ana tjetër turqit e Besiktas e kanë shumë seriozisht dhe duan me çdo kusht të bëjnë tyrin mesfushorin argjentinas: ofertë prej10 milionë eurosh në një kohë që francezët kërkojnë 15 milionë, por palët mund të gjejnë shumë shpejt akordin për të transferuar mesfushorin në Stamboll.

Fakt është tashmë që e ardhmja e Pastores është larg “Champs Elysees” dhe këto në vazhdim mund të jenë muajt e tij të fundit në Francë me klubin e sheikëve. /

Related posts

LIVERPOOL REALIZON ËNDRRËN PAS 30 VITESH/ Ngre në “Anfield” trofeun e Premier League (FOTOT)

Delo.autor

MUNGON NË NDESHJEN ME BARCELONËN/ Salah jep mesazhin e madh për “Të Kuqtë” (FOTO)

Delo.autor

Neymar nis kontaktet me Real Madridin

Sadik.Autor

Leave a Comment