Futboll

Edhe një shtet tjetër kërcënon ta bojkotojë Botërorin në Rusi

Ministri i Jashtëm i Australisë, Julie Bishop, ka kërcënuar se Kombëtarja australiane do ta bojkotojë Kupën e Botës në Rusi, pasi dy diplomatë të Moskës u dëbuan nga shteti i Karaibeve të martën.
Dy zyrtarët e qeverisë ruse besohet se ishin spiunë të padeklaruar dhe janë dëbuar nga vendi në kundërpërgjigje ndaj sulmit me agjent nervor në Britani të Madhe, transmeton Express.

Bishop ka shpjeguar se përshkallëzimi i tensioneve me nikoqirin e Kupës së Botës, Rusinë, mund të nënkuptojë se pjesëmarrja e Australisë në ngjarjen më të madhe të futbollit është në rrezik.

“Ekzistojnë një varg i tërë opsionesh shtesë të veprimeve që mund të ndërmerren”, ka thënë ai.

“Bojkotimi i Kupës së Botës është njëri prej veprimeve të radhës që mund të ndërmerren në lidhje me këtë çështje”, shtoi ai.

Related posts

VIDEO/ Bologna barazon shifrat ndaj Inter, Palacio ndëshkon ish skuadrën

Q.Autor

HESHTJE E “FRIKSHME” PUSHTON GRUPIN KATALANAS PAS LARGIMIT TË MESSIT/ Çfarë fshihet pas qetësisë së shokëve të skuadrës

Delo.autor

Napoli në kërkim të një portieri, tre emra të njohur për portën kryesuesve të Serie A

Delo.autor

Leave a Comment