Futboll Premier League

Klubi i Premier Ligës angleze drejt falimentit: S’kemi para as për rroga

Në qershor 2017 bilanci i klubit të Uest Bromuiçit lexonte: Fitimi pa zbritur taksat është 39.7 milionë paund. Sot, klubi që renditet në vendin e fundit të Premier Ligës, përveçse pritet që të bjerë në Championship (10 pikë nga zona e mbijetesës kur kanë ngelur edhe 7 javë), rrezikon edhe falimentin.

Administratori i tij, Mark Xhenkins, ka lëshuar deklaratën bombë: “Financat e klubit kanë prekur fundin, nuk ka më para për të paguar rrogat”.

Xhenkins, i cili është rikthyer në bordin e klubit për herë të dytë në shkurt, është i shokuar për vendimet që janë marrë në mungesë të tij: “Dua të jem i sinqertë, unë u riktheva, por jam i shokuar me atë që kam gjetur në arkë”.

Related posts

Çpo ndodh me Neymar? Braziliani lihet jashtë listës për ndeshjen e kupës

Q.Autor

Skënderbeu dyfishon rezultatin në Vlorë, këtë herë Flamurtarin e ndëshkon Dita (Video)

Sadik.Autor

“QËLLIMI YNË ËSHTË LIGA E KAMPIONËVE”/ Alegri flet për ndeshjen e parë në Serinë A: Shpresoj që Milani mos të shkaktojë shumë dëme nesër

F.autor

Leave a Comment