Futboll

PSG-ja nuk ia ka idenë çfarë ka në plan të bëjë Neymari

Ashtu si verën e kaluar, edhe verën që po vjen Neymari pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Duket pak e besueshme, por lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit mund të ndërrojë skuadër pas vetëm një vit qëndrimi në Francë.
Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, Paris Saint-Germaini nuk ia ka idenë çfarë ka në plan të bëjë Neymari gjatë verës dhe se çfarë po zihet në kokën e brazilianit.

Sulmuesi brazilian u transferua në Francë për një shumë rekord, 222 milionë euro në vitin 2017 dhe mund të largohet nga “Pars des Prines” verën e vitit 2018.

Ai ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi, por edhe Manchester Unitedi interesohet për brazilianin, për të cilin as PSG-ja nuk ia ka idenë se çfarë do të bëjë.

Neymari aktualisht gjendet në Brazil ku po vazhdon me procesin e rikuperimit, pas operacionit në kyçin e këmbës së djathtë

Related posts

LISTA E PLOTË E ITALISË PËR EURO 2024/ Trajneri Spalleti largon 3 lojtarë

F.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E ZIDANE/ Ylli i Realit refuzon transferimin, do të presë skadencën e kontratës

Delo.autor

Juventus drejt Alvaro Moratës, një tjetër ekip i “pret” rrugën

Sadik.Autor

Leave a Comment