Futboll La Liga Sport

“REALI KA 3 SKUADRA TË VOGLA NË GRUP DHE…”/ Ish-trajneri Shuster: Ja cilin futbollist do ta merrja menjëherë

Bernd Shuster ka kritikuar situatën që po kalon Reali i Madridit në aspektin mbrojtës dhe thotë se në këtë grup ku bën pjesë nuk duhet që të kishte pësuar kaq shumë gola.

“Reali duhet të fitonte patjetër ndaj Interit sepse e kishte si finale. Por te kjo skuadër shoh që ka probleme në aspektin mbrojtës dhe pëson shumë gola. Në grup ka 3 skuadra të vogla dhe i kanë shënuar 8 gola”, ka thënë Shuster (në fakt Reali ka pësuar 7 gola). Ai këshillon madrilenët që të transferojnë menjëherë Alabën.

“Është një lojtar i madh dhe mund të bëjë diferencën. Sigurisht që do ta merrja në skuadër menjëherë. Benzema-Vinicius? Nuk duhen marrë seriozisht këto. Ndodhin”, tha ai.

Related posts

FITORJA E “KUQEZINJVE” NDAJ HUNGARISË/ Ish-sulmuesi polak: Kurrë në jetën time nuk e prisja Shqipërinë kaq të fortë

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Chelsea bën stërvitje ndaj “Topçinjve” dhe ngren trofeun e madh

Delo.autor

KOSOVA DREJT ËNDRRËS EUROPIANE/ Ja premioja që do të përfitojnë “Dardanët” nëse kualifikohen

Delo.autor

Leave a Comment