Futboll

Pas vdekjes, Fiorentina ‘zhgënjen’ familjen e Astorit. Ja çfarë ka ndodhur

Të dielën, bota e futbollit u zgjua me lajmin se kapiteni 31-vjeçar i Fiorentinës, Davide Astori, ishte gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit.

Ditën e djeshme u kryen homazhe në nder të lojtarit të famshëm ku mijëra tifozë, trajnerë dhe lojtarë nuk mund t’i mbanin lotët për kolegun e tyre, shkruan “Forbes”.

Vdekja e Astorit prej disa ditësh është lajmi kryesor por mediat ndërkombëtare kanë shkruar se klubi i Fiorentinës do të nënshkruajë kontratë të përjetshme me mbrojtësin italian ndërsa paratë do t’i kalojnë familjes.

Ky lajm nuk është i vërtetë dhe klubi italian nuk e ka në plan për të nënshkruar këtë kontratë me familjen e të ndierit.

Tashmë Fiorentina është vendosur në një pozitë të tmerrshme pasi duhet të kundërshtojë një lajm që është aluduar anembanë botës.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik, sulmuesi Werner mposht me kokë Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

“I PALUMTUR TEK ARSENAL?” Taulanti flet për të ardhmen e Granit Xhakës

Delo.autor

FOTOLAJM/ Dalin imazhet e fanellës së re të Barcelonës, por si sponsor mund të vendoset Shakira dhe… Justin Bieber

F.autor

Leave a Comment