Formula 1

Lewis Hamilton: Xhiro e përkryer, Mercedes po më habit çdo ditë

Piloti britanik Lewis Hamilton dha kohën më të shpejtë sot në provat zyrtare të vlefshme për Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1.

Katër herë kampioni i botës realizoi një kohë fantastike, duke lënë me më shumë se gjysmë sekondi dy makinat Ferrari, duke realizuar një xhiro të përkryer, siç e konsideron vetë britaniku kohën e dhënë. “Përpiqem të shkoj gjithnjë e më shumë drejt përsosmërisë, por ju garantoj se ishte e pamundur të realizojë një kohë më të mirë se kaq (1’21″164). Kjo makinë po më befason edhe mua me potencialin që ka”, u shpreh Hamilton.

Në lidhje me faktin se do ta nisë garën nga “pole position”, Hamilton shprehet se kjo nuk është një surprizë: “Mendoj se pas rezultateve të viteve të fundit nuk është një habi që unë dhe Mercedes jemi ednee të parët. E pranoj që këtë vit do të jetë më e vështirë se sa vjet për t’u shpallur kampion, por ashtu si rriten rivalët përmirësohemi edhe ne.

Megjithatë, më duhet të pranoj se Ferrari është përmirësuar ndjeshëm, sidomos në fuqinë e motorit. Do të jetë e vështirë në këtë garë të fitosh, duke ditur se nga pas janë dy makina Ferrari, por le të presim garën”.

Related posts

ZHGËNJIM I MADH NË KUALIFIUESE/ Hamilton befason me deklaratën: Ndoshta Ferrari duhet të ndryshojë pilot

F.autor

GAROI 30 VITE MË PARË NË PISTËN E BELGJIKËS/ Del në shitje makina e parë e Michael Schumacer (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Binotto optimist për të ardhmen: Përsërita 3 herë me veten fjalët që do t’i thoja Vettel para se ta largonim nga Ferrari

Delo.autor

Leave a Comment