Futboll Premier League Sport

“The Sun”: Luis Enrique tek Arsenali, merr dhe mesfushorin e Romës

Janë të shumtë emrat që përfliten si pasues të Arsene Wenger tek Arsenali. Duke nisur që nga Vieira, Allegri, Ancelotti, Sarri e deri tek Arteta, por sipas “The Sun” favoriti absolut mbetet spanjolli Luis Enrique.

Gazeta angleze shkon më tej, duke dhënë detaje të merkatos që ka ndërmend ish-trajneri i Romës dhe i Barcelonës. Nëse do të zyrtarizohet në krye të “Topçinjve” Luis Enrique, Arsenali do të hidhet në sulm për Radja Nainggolan. Mesfushori i Romës, që pëlqehet shumë edhe nga Manchester United dhe Liverpooli, mësohet se është kerkesa e parë dhe kryesore e asturianit për merkaton e Arsenalit.

I vlerësuar rreth 45 milionë stërlina, sipas “The Sun”, e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares së Belgjikës do të jetë në Premier League.

Related posts

E PABESUESHME/ I “vodhi” Tonalin, Milan i merr edhe Kumbullën Interit?

Delo.autor

NGO TEK TIRANA/ Flet agjenti: Lojtari u ndie i fyer nga deklarata e Halilit, ja si mund të rikthehet

Delo.autor

CHELSEA-TOTTENHAM/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Pedro

Delo.autor

Leave a Comment