Futboll

Erdhi me shumë bujë në verë, ‘zhduket’ futbollisti i Barcelonës

Ernesto Valverde publikoi sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e të shtunës, që Barcelona do të diskutojë kundër Malaga, në të cilën bie në sy mungesa e mungesa e përsëritur e Yerry Mina.

Kolumbiani kishte luajtur 90’ minuta në finalen e Superkupës së Katalonjës, por me të rikthyer ndeshjet zyrtare, Mina ka ngelur sërish jashtë skuadrës blaugrana.
Trajneri Valverde ka grumbulluar të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, për të plotësuar 18-shen, ndërkohë që nuk mund të besojë te Iniesta, Semedo apo Denis Suárez, të dëmtuar.

Yerry Mina erdhi te Barça për të zëvendësuar Mascheranon që u transferua në Super Ligën e Kinës, por mezi ka luajtur një ndeshje. Madje, as problematika e Pique, që mban pozicionin e tij natural si mbrojtës i qendrës së djathtë, nuk shërbeu për ta parë kolumbianin në fushë, shkruan telesport.

Përkundrazi, trajneri Valverde ka preferuar më mirë që të aktivizojë në fushë dy futbollistë sallaks në qendër të mbrojtjes, si Umtiti dhe Vermaelen, kundrejt shërbimeve të Yerry Mina.

I çuditshëm duket tani nxitimi i klubit për të blerë kolumbianin në këmbim të shumës prej 11.8 milionë euro, ndërkohë që mund ta kishin blerë në merkaton e ardhshme të verës, për shumën e 9 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kumbulla mund të luajë në Champions përkrah një tjetër lojtari të Kombëtares

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sulmuesi Giroud zhbllokon sfidën ndaj Atletico-s me një roveshatë, ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Tifozi i kushton këngë Xhakës, bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment