Futboll Seria A Sport

RRËFEN VUAJTJET PREJ KORONAVIRUSIT/ Trajneri i Atalantës: Isha i frikësuar, në Bergamo ka kudo pikëllim

Trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini rrëfeu gjerësisht vuajtjet prej koronavirusit.

Për “La Gazzetta Dello Sport”, tekniku i skuadrës bergameske tregoi të gjithë makthin e përjetuar prej përhapjes së koronavirusit në Bergamo dhe mënyrën se si e përballoi virusin që u ka marrë jetën 371 mijë personave në mbarë botën.

“Isha e frikësuar. Ditën para ndeshjes isha i sëmurë, pasdite u bëra më keq. Dy ditë më pas kam fjetur shumë pak. Nëse shikoni fotografitë, dukem që nuk jam mirë me shëndet. Ishte 10 mars. Dy netë më pas nuk kam fjetur mirë. Nuk kisha ethe, por ndieja sikur dridhesha. Çdo dy ditë një ambulancë kalonte. Pranë qendrës stërvitore ka nëj spital. Dhe mendoja në mbrëmje: ‘Çfarë do të ndodhë nëse unë shkoj në spital? Nuk mund të shkoj tani, kam shumë gjëra për të bërë’. Ishte një shaka mënyrë që të lehtësoja veten shpirtërisht, por sinqerisht që mendoja për të shkuar në spital. Të shtunën në 14 mars pata seancën stërvitore më të vështirën në jetën time. Një orë vrap në makinën e vrapimit dhe 10 km vrap. Ndihesha i fuqishëm. Më vonë provova ushqimet dhe shampanjën Dom Perinjon, që ma dha një shef që bën tifo për Atalantën. E provova dhe thashë: ‘Ky është ujë’. Ushqimi kishte shijen e bukës. E kuptova që kisha humbur shijen”, tregon Gasperini.
gasperini
Më pas ai rrëfen dhe për analizat e kryera në spital, të cilat konfirmuan se kishte koronavirus.

“10 ditë më vonë vëra analizat serologjike dhe u konfirmua se kisha koronavirus. Kam anti-trupat, por nuk do të thotë se janë imune prej COVID-19 tani.
52874668_303
Do të duhet kohë përpara se të shikojmë njerëz të gëzuar dhe aeroportet e hapura. Njerëzit e Bergamos janë si prushi nën hi. Do të zgjohen sërish. Në qytet ka një pikëllim të thellë. Ajri është i rëndë, mund ta ndjeni kudo: në rrugë, në sytë e njerëzve, në baret dhe restorantet e mbyllura në heshtjen e njërit prej bashkëpunëtorëve të mi që humbi të atin.

Do të duhen vite për të kuptuar se çfarë ndodhi sepse kjo ishte qendra e tragjedisë. Sa herë që mendoj për këtë tragjedi, mendoj se është absurde. Kulmi kënaqësisë sportive koinçidoi me dëshpërimin e thellë të Bergamos”, përfundoi rrëfimin për “La Gazzetta Dello Sport” trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Igli Tare flet për merkaton/ Laciali konfirmon Immobilen, por jo Milinkoviç-Saviç

Sadik.Autor

SHËNOI DHE FESTOI NË NJË MËNYRË TË VEÇANTË/ Lojtari i Reinxhërs ndëshkohet me karton te kuq për gjestin e tij (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Barcelona arrin akordin, transferon ylli Manaj tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment