Futboll

Andre Gomes tregon se si po e torturojnë fansat e Barçës

Mesfushori i Barcelonës Andre Gomes tregon se ka kaluar momente të vështira në skuadër dhe ndihet aq keq, sa ka frikë edhe të dalë nga shtëpia. Ai u bë pjesë e ekipit në vitin 2016 pasi u ble nga Valencia, por pas një sezoni e gjysmë nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Për pasojë, tani i duhet që të përballet me fishkëllimat nga ana e tifozerisë së “Camp Nou-t”. Aty ku e gjen veten më mirë është stërvitja.

“Duke u stërvitur unë jam shumë i qetë. Sigurisht që ka ndonjë ditë që ndihem paksa keq pasi më humb besimi e kjo duket gjatë stërvitjes. Kam vuajtur. Mendo që kam luajtur 1 dytë ose 2 ditë para dhe akoma e mbaj në mendje takimin. Kjo nuk me lejon të bëj përpara.

Por në stërvitje ndihem komod me shokët e mi. Më bën dëm të mendoj gjëra të kota. Sepse mendoj për momente të këqija dhe më pas, në atë që dua të bëj e bllokohem. Edhe pse shokët më mbështesin, prapë nuk arrij ta heq negativitetin.

Më ka ndodhur në më shumë se një rast që të mos dua të iki nga shtëpia. Dhe kjo sepse njerëzit mund të të vështrojnë dhe unë kam frikë që të dal në lagje nga turpi”, u shpreh mesfushori

Related posts

Solari kthen në identitet Realin/ “Los Blancos” fitojnë bindshëm në transfertë (VIDEO)

Isa.Autor

STARTI I SUPERLIGËS/ Duhej të ishte një festë por ndodhën përplasje, 11 metërshi i jep 3 pikët Skënderbeut

Sadik.Autor

KATASTROFALE/ Brighton turpëron Man United, Mourinho rrezikon shkarkimin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment