Futboll

Florentino Perez sjell një kolumbian për të përforcuar krahun e majtë

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka nënvizuar me të kuqe emrin e një lojtari kolumbian në axhendën e tij të transferimeve për të përforcuar strukturën Madridit.

Udhëheqësi i Los Blancos dëshiron të kryejë revolucion total në stafin e Real-it për të arritur objektivat e sezonit të ardhshëm. Qëllimi i tij kryesor është të mbështesë qendrën e sulmit me anglezin Harry Kane si favoritin më të madh, por pa harruar linjat e tjera që gjithashtu kanë nevojë për ndërhyrje, si për shembull krahun e majtë të mbrojtjes.

Theo Hernandez nuk ka funksionuar siç pritej në radhët e Real Madrid. Ish-lojtari i Atletico Madrid, për të cilin klubi i presidentit Florentino Perez pagoi rreth 24 milionë euro, është shpallur si një mundësi shumë e qartë për lehtësimin e Marcelo-s në anën e majtë të mbrojtjes. Ndërkohë, Los Blancos ka raporte shumë të mira në lidhje me Johan Mojica, lojtari kolumbian i dhënë në huazim nga Rayo Vallecano te Girona, i cili është një nga lojtarët më të shquar te Girona. Nga Anglia, Manchester City i Pep Guardiolës, i cili ka një marrëveshje bashkëpunimi me Girona-n, gjithashtu po e ndjek me shumë interes lojtarin për shpërthimin e tij ofensiv.

Florentino Perez ka shprehur notë pozitive për komentet në lidhje me Johan Mojica, i cili po të vijojë në këtë mënyrë do të jetë nënshkrimi i verës së ardhshme te madrilenët. Ai do të jetë opsioni më i mirë për të zëvendësuar Hernandez Theo-n, i cili nuk ka arritur që të dublojë rolin e Marcelo-s

Related posts

ZYRTARE/ Merret vendimi për Superkupën e Italisë mes Inter-Juventus, ja ku do të luhet…

Delo.autor

Ndryshojnë koeficientët pas shortit: Ja skuadra favorite për të fituar trofeun në Europa League

Q.Autor

ZYRTARE/ Pique nuk do të operohet, ja sa do mungojë mbrojtësi i Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment