Futboll Kategoria Superiore

Ethemi ndryshon mendje, pranon ftesën e Maqedonisë

Kukësi ka disa “xhevahirë” në gjirin e vet, e njëri prej tyre është 20-vjeçari tetovar, Valon Ethemi, i cili u bë pjesë e klubit në verë.

Edhe pse mesfushori erdhi nga një skuadër modeste, si Mamurrasi, ai ka bërë vend në ekipin kampion, ku në 20 ndeshje ka shënuar 2 gola. Loja e mirë e mesfushorit ka rënë në sy edhe tek ekipet e kombëtares së Maqedonisë.

Duke qenë se lojtari zotëron të dyja pasaportat, shqiptare dhe maqedonase, seleksionuesit e shtetit fqinjë kanë vepruar më shpejt se ata shqiptarë, pasi i kanë bërë ftesë zyrtare klubit të Kukësit që Ethemi të grumbullohet në Shkup për disa ditë me përfaqësuesen U-21

Në fillim Ethemi ka refuzuar, por më pas duket se ka ndryshuar mendje. Mësohet se futbollisti do të pranojë ftesën e tyre, por kjo nuk do të merret si vendim final. Gjithsesi, ai mund të zgjedhë shpresat e Shqipërisë, nëse trajneri Bushi dhe FSHF i bëjnë një ftesë lojtarit, pasi bëhet fjalë thjesht për një zbor stërvitor.

Ethemi ka zhvilluar dje seancën e radhës me Kukësin, pastaj ka udhëtuar drejt Shkupit.

 

Related posts

Mohamed Salah zëvendësues i Bale në Real Madrid

Q.Autor

24 FITORE NË 25 TAKIME/ “Ideja e çmendur” tifozëve të Liverpool: Titullin ta ngrejë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ansu Fati e merr numrin 10 në fanellën e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment