Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Gjigandët angleze frikësojnë Milanin, “kuqezinjtë” do të humbasin një yll të skuadrës

Milani do të humbasë një nga yjet e skuadrës në verën e vitit 2022. Për këtë duken të bindur në Angli ku tregojnë se Frenk Kesi është kthyer në objektivin e merkatos së dy klubeve që kanë fuqi ekonomike për të bindur lojtarin të bëhet pjesë e tyre.

Futbollistit i përfundon kontrata vitin e ardhshëm dhe nuk duket se ka ndër mend të firmosë rinovimin në një moment kur për të interesohen disa klube të cilët mund t’i bëjnë oferta më të rëndësishme ekonomike dhe t’i prezantojnë projekte afatgjata të cilat kuqezinjtë për momentin nuk i garantojnë dot. Sipas “Manchester Evening News”, për futbollistin ka një interesim real nga Mançester junajtid dhe Totenhem, të cilët janë të gatshëm të hidhen në sulm për mesfushorin.

Në një situatë të tillë, lamtumira e Kesit duket shumë pranë dhe Maldini duhet të fillojë të mendojë që tani për të gjetur një zëvendësues të denjë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë.

Related posts

MANAJ I DASHURUAR ME SIVASSPOR/ Presidenti i klubit turk: Mbyll karrierën këtu dhe më pas bëhet trajner

F.autor

Manuel Neuer sheh dritën, thirret nga Bayern Munich pas tetë muajsh

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pirlo e nis me këmbën e mbarë aventurën, Morata nderon Juventus

Delo.autor

Leave a Comment