Futboll

Evazioni fiskal “peshkon” edhe Xabi Alonson, rrezikon 8.5 vite burg

Ish-futbollisti i Kombëtares spanjolle, i Realit të Madridit, Liverpoolit dhe Bayern Munchen, Xabi Alonso rrezikon të shkojë në burg për evazion fiskal.

Prokuroria spanjolle ka formalizuar akuzat ndaj ish-lojtarit të njohur, që sipas medieve iberike mund të përballet me një dënim prej 8 vitesh e gjysmë burgim, pasi ka fshehur shuma të konsiderueshme nga të ardhurat e tij.

Ish-protagonisti i mesfushës së “La Roja”-s do të detyrohet të shfajësojë veten nga 3 akuza të bëra nga organet fiskale për evazion, me milionat që pëfitoi nga të drejtat e imazhit mes viteve 2010-2012.

Sipas Prokurorisë, Xabi Alonso evitoi taksat duke ia kaluar të drejtat e menaxhimit një kompanie me bazë në ishullin e Madeiras, në Portugali, vendlindja e Cristiano Ronaldos, edhe ky i fundit i akuzuar për fshehje të të ardhurave.

Gjykata e Madridit ngriti çështjen në dëm të Alonsos, pasi sipas saj faktet e ofruara nga Prokuroria ishin mëse të mjaftueshme.

Jo pak futbollistë në vitet e fundit janë detyruar të negociojnë një pakt me organet fiskale për evazion, në mënyrë që të evitojnë burgun. Mes tyre janë Alexis Sanchez i Manchester United; ish-mesfushori i Barcelonës, Mascherano; mbrojtësi i Realit, Marcelo; si dhe dy gjigantët e La Ligës, Messi e Cristiano Ronaldo.

Related posts

Votuesit egjiptianë përpiqen të zgjedhin Mohamed Salah për president!

Sadik.Autor

“KA DHE TRE KONTRATË ME CHELSEA-N”/ Menaxheri i yllit të Premier: Me Sarrin do të kishte shkuar tek Juventus

Delo.autor

ASIST ME TELEKOMANDË “ALLA MESSI”/ Lojtari i Milanit befasoi të gjithë tek goli i yllit Hernandez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment