Futboll Sport

Pjesa e parë/ Partizani ngec me Lushnjen, vendasit befasojnë kryeqytetasit

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Lushnjes dhe Partizanit u mbyll me rezultatin 0-0. Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte, pavarësisht se kishin disa mundësi për secilin krah. 45-minutat e para u ndikuan dhe nga tapeti i stadiumit “Roza Haxhiu”, pasi nuk ishte në kushtet e duhura duke ndikuar dhe në fushën e lojës. Lojtarët hasën shumë vështirësi, sidomos ekipi i kuq, pasi e ka të përqëndruar lojën me topa poshtë.

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla, i dha mundësinë disa lojtarëve të rinj që të promovohen duke qenë se Superiorja për ta është një kapitull i mbyllur. Tekniku Klevis Dalipi ka aktivizuar një formacion sulmues, pasi nga minuta e parë po luajnë Çani dhe Abdurahimi.

Pjesa e parë – Partizani u vu menjëherë në kontroll të lojës dhe u shfaq rrezikshëm me sulmuesit. Bardhi kishte mundësinë të shënonte, por tregohet egoist duke mos shërbyer për Çanin dhe Abdurahimin. Të kuqtë kishin mundësinë për të kaluar në avantazh. Megjithatë, rrezik shfaq dhe sulmuesi tjetër Jasir Asani. Futbollisti provon gjithnjë nga distanca, por nuk arrin të mposhtë portierin Bejte.

Deri në minutën e 20-të, loja foli krejtësisht në favor të Partizanit. Pas kësaj minute, ishin vendasit që morën frenat e lojës. Të besuarit e Gjylës panë më përpara portës së Hoxhës dhe kishin disa mundësi, por nuk kishin shumë rrezikshmëri. Pjesa e dytë pritet të jetë mjaft e luftuar, pasi barazimi nuk vlen për Partizanin, ndërsa për Lushnjen do të ishte një rezultat i madh. /EDS

Kategoria Superiore – Java 31
Lushnja-Partizani 0-0

Lushnja: Bejte, Magani, Prençi, M. Korreshi, Marku, Taullau, Gava, Pepa, Papa, Mone, Sefa (Alushi 39’). Trajner: Ilir Gjyla
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi, Asani, Telushi, Batha,Bardhi, Abdurahimi, Çani. Trajner: Klevis Dalipi
Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu

Related posts

INTER-LAZIO/ Handanovic luan ndeshjen e 500-të në Serinë A, “Zikaltërit” për fitoren e 8-të radhazi, ja statistikat…

Delo.autor

KONTRATË FARAONIKE/ Zbulohet paga e majme e Sadikut në Bolivi. Ja sa milionë dollarë do të përfitojë

Delo.autor

PSG “dhëmbë për dhëmbë” me Liverpool, HYSAJ kërkon fitoren ndaj SERBËVE

Isa.Autor

Leave a Comment