Futboll Premier League Sport

GJUNJËZOI TOTTENHAMIN/ Anglia i përulet MESSIT: Nuk është vetëm më i miri, por është…

Ai bëri gjithçka dhe gjithçka që bëri ishte e bujshme. Lionel Messi mbretëroi mbrëmë në “Wembley”, një stadium që është i pasionuar për Barcelonën dhe yllin argjentinas. Dy gola në suksesin 4-2 të katalanasve kundër Tottenham, duke i dhënë fund ciklit prej tri ndeshjesh pa fitore të kampionëve të La Liga-s.

“Messi, maestro, e ndriçoi sërish “Wembley” dhe e vendosi Tottenham në një situatë të rrezikshme të eliminimit të parakohshëm, – shkruan “The Guardian”. – Sa herë që ai preku topin, vetëm sillte diçka të mirë për Barcelonën. Messi i ka rrëzuar përtokë “Spurs”. Ai e udhëhoqi Barcelonën drejt fitores së mrekullueshme në “Wembley”.

“Ka pasur dy shfaqje në “Wembley. Një, e cila e riktheu Barcelonën një lojë shumë të mirë dhe një tjetër, e cila e pa Messin duke luajtur ashtu si vetëm ai mund ta bëjë”, – vlerësoi “The Telegraph”.

“The Independent” mendon se “është një kënaqësi për të parë Messin duke luajtur, edhe pse lojtarët e Tottenham nuk do ta besojnë të njëjtën gjë. Ai shënoi gola, goditi dy herë shtyllën, vrapoi, krijoi. Messi bëri gjithçka dhe gjithçka e bëri shumë mirë”.

“Në Express”, Rio Ferdinand, ish-futbollisti i Manchester United dhe Anglisë, ndër të tjera, nuk i ka kursyer fjalët e mira për lojtarin e tij të admiruar: “Është më i miri nga të gjithë. Dominon dhe shënon në çdo fushë”.

Edhe “Times Sport” nuk ka asnjë dyshim për potencialin e yllit argjentinas: “Kur ke në përbërje një lojtar tepër të ndritshëm si Lionel Messi, çdo gjë duket e mundur. Ka miliona lojtarë nëpër botë, por më i miri është ende Messi. Leo është pronari i vërtetë i “Wembley”, dje e mundi plot klas Tottenhamin. Bashkë me Pele dhe Maradona është më i madhi i të gjitha kohërave”.

“Mirror” ishte i fokusuar mbi performancën sublime të Messit: “Tottenham u mundua, por nuk mundi të gjejë një përgjigje për madhështinë e Messit. Argjentinasi ishte ndryshimi në “thriller”-in e “Wembley”, ku Barcelona mposhti 4-2 Tottenham”.

“Independent” bën komentin e vet: “Ishte një shfaqje mbresëlënëse, privilegj për ta parë Messin duke vallëzuar në “Wembley”.

Gazeta argjentinase “Ole” vlerësoi aftësinë e Messit për të zgjidhur ndeshjet: “Çelësi për të shuar iluzionet e Tottenham ishte “10” i Blaugrana-ve”.

Italiania “Gazzetta dello Sport” nënvizon: “Messi e vuri vulën e tij personale në fitoren e spanjollëve. Barcelona, falë yllit të vet, arriti kuotën e 602 golave në 300 ndeshje të luajtura në kompeticionin madhor kontinental për klubet”.

Gjermania “Bild” thotë shkurtimisht se “Barcelona merr fitoren e saj të dytë në grup, falë ndikimit absolut të Lionel Messit”.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Bologna-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

Reagon Erjon Braçe: Shpifje për shkak të detyrës, do ta kallëzoj arbitrin

Sadik.Autor

SHKËLQYEN KËTË FUNDJAVË NË EUROPË/ Shihni 5 futbollistët shqiptarë me notën më të lartë

Delo.autor

Leave a Comment