Futboll Seria A

Hakerët godasin futbollin, i vjedhin Lazios 2 milionë eurot e fundit për De Vrijn

Arkat e klubit të Lazio-s janë bërë shenjestër e një sulmi kibernetik.

Sipas “Il Tempo” bardhekaltërit  ishin viktima të hakerave, duke rënë pre e një e-mail, ku shkruhej se ishin të dërguar të klubit holandez të Feyenoord-it.

Hakerët thuhet se kanë vjedhur 2 milionë euro, që Laziu i ka borxh Feyenoordit për mbrojtësin Stefan de Vrij. Për më tepër, paratë do të ishin rishikuar në duart e hakerëve në fjalë, pasi numri i IBAN-së ishte ndryshuar.

“Il Tempo” arrin në përfundimin se prokurori për trajtimin e rastit kishte arritur të gjente pagesën, duke e gjetur atë të depozituar në një banke holandeze.

26-vjeçari u bashkua me Lazion në vitin 2014, por do të largohet këtë verë pasi nuk e zgjati kontratën e tij me skuadrën kryeqytetase.

Related posts

Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me yllin e United

Sadik.Autor

Ronaldo: Kur isha futbollist, e fshehja birrën në kanaçe “guarane”

Q.Autor

Ky është rekordi i Liverpool në Champion Lague krahasuar me ekipet angleze

Sadik.Autor

Leave a Comment