Futboll La Liga Sport

“MËSOVA SHUMË PREJ TIJ”/ Mesfushori Kroos: Guardiola donte të më mbante, kisha akord me…

Në një intervistë për “The Athletic”, Toni Kros komenton sfidën e 1/8- ave kundër Sitit të ish-trajnerit të tij Pep Guardiola. “E njoh trajnerin e tyre dhe e di se ata kanë lojtarë shumë të mirë”, tha mesfushori gjerman, i cili punoi me teknikun katalanas në sezonin e tij të fundit te Bajerni, përpara se të transferohej në “Bernabeu” në 2014-ën.

kros 

“Nuk kam nevojë të shoh shumë ndeshje të tyre për të ditur se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Por mezi po e pres. Do të jetë shumë interesante kundër dy ekipeve që preferojnë të mbajnë topin. Ata do të japin gjithçka tani që në kampionat gjithçka është mbyllur për ta, por kështu do të bëjmë edhe ne. Të dyja skuadrat mund të luajnë në kundërsulm, por qëllimi është që të mbajmë topin. Unë mendoj se çelësi do të jetë të mbrosh më mirë se ata kur nuk e fiton dot topin menjëherë dhe pastaj të shfrytëzosh ato pak hapësira që hapen gjithnjë në fazën e tranzicionit. Disa momente të vogla si këto do ta përcaktojnë ndeshjen”.

Kros

Në lidhje me Guardiolën, Kros shtoi: “Nëse sot pyesni lojtarët e Bajernit, ata do të thonë se ai është trajneri më i mirë që kanë pasur. Unë e shijova që luajta për të një vit. Dua ta mbyll karrierën te Reali, kështu që ka pak gjasa që të punoj sërish me të. Mund të kisha rinovuar me Bajernin, por nuk mendoj se është një ide e mirë për ta bërë këtë vetëm prej trajnerit. Pep donte që unë të firmosja, por çfarë kuptimi kishte të firmosja për 5 vite dhe trajneri të largohej së shpejti? Ai shkoi te Siti dy vite më vonë, por ne vazhdojmë t’i ruajmë kontaktet. Nuk do ta harroj kurrë, sepse mësova shumë prej tij. Në 2014-ën isha pranë Junajtid. Gjithçka ishte gati dhe u arrit akordi, por Mojes u shkarkua dhe pastaj erdhi Van Gal, çka i vështirësoi gjërat. Luis donte kohë për të ndërtuar projektin e tij. Junajtid nuk më telefonoi dhe nisa të kem dyshime. Pastaj nisi Botërori dhe telefonoi Ançeloti. Kaq ishte”.

Related posts

Edis Maliqi, Kukësi zyrtarizon afrimin e radhës

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

JEMI “VIKTIMA” E TIJ E PREFERUAR/ Trajneri i Sevillës: Messi më i miri në botë dhe duket se na ka shumë në qejf

F.autor

Leave a Comment