Të tjera

HISTORIKE/ Peshëngritësi BRIKEM ÇALJA rrëmben 3 medalje ARI. Shpallet kampion absolut i Europës

Brfiken Çalja ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Rumanim, për peshën deri në 69 kg. Peshëngritësi nga Shtërmeni i Cërrikut arriti të ngrejë 146 kg në stilin e shkëputjes dhe 175 kg në atë të shtytjes, ndërsa në total 321 kg.

Në stilin e shtytjes, Çalja ngriti 171 kg në provën e parë, duke siguruar automatikisht medaljen e artë edhe në dygarësh. Në provën e dytë Çalja dështoi të ngrejë 175 kg, ndërsa në provën e 3-të ia doli me sukses të ngrejë shtangën dhe të kompletojë dominimin e tij në këtë kategori.

Peshëngritësi tjetër shqiptar që mori pjesë, Arbër Çerçizi u rendit i 7-i në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 135 kg në provën e parë dhe dështoi në dy të tjerat me 141 dhe 142 kg. Në shtytje, Çerçizi ngriti 156 kg në provën e parë, ndërtsa u dëmtua në tentativën për të ngritur 161 kg në të dytën.

Related posts

“KAM FRIKË SE…”/ Bëri historinë në Botërorin e Boksit në Serbi, Alban Beqiri në dyshim për gjysmëfinalen

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër (VIDEO)

F.autor

ATLETJA SHQIPTARE NUK NDALET SË MAHNITURI/ Luiza Gega kampione Ballkani në 3000 metra

Delo.autor

Leave a Comment