Futboll

Fitore e vuajtur për Kukësin, përmbys Teutën dhe konsolidon vendin e dytë

Kukësi arriti një fitore sa të rëndësishme, aq edhe të vështirë ndaj Teutës në shtëpi. Të parët që kaluan në avantazh, ishin miqtë me Bilalin. Më pas, në fundin e pjesës së parë, ishte Guri që barazoi shifrat.

 

 Me fillimin e të dytës, ishin Shkodra e Guri që shënuan sërish, për t’i dhënë qetësi Pakultit. Një gol i Çyrbjes në minutat e fundit, nuk i bëri punë durrsakëve. Me këtë fitore, Kukësi konsolidon pozitat në vendin e dytë në klasifikim.

kukesi teuta

 

Kukësi-Teuta 3-2

Gol: Guri 45+4′, 66′ Shkodra 62’/ Bilali 16′, Çyrbja 82′

KK: Idrizi / Alhasan

 

KOMENTI

90′ 3 minuta shtesë.

85′ Shkodra largohet për Ymerin.

teuta

82’ GOOL Çyrbja shënon në Kukës, teksa merr një top të pasaktë nga mbrojtësi i verilindorëve, Alla.

 

81′ Dzaria në vendin e Imamit.

79′ Kale i lë vendin Ethemit.

76’ Latif ka një rast të mirë në zonë, rrotullohet e godet, por Koliçi në pozicion ndal.

72′ Edhe Dediç lë fushën e lojës, Begeja fut Krujën.

69′ Beqja largohet për Hrkaç.

kukesi

66’ GOOOL Guri. Pasi shërbehet nga Kale, në hyrje të zonës, me këmbën e djathtë, shkodrani mposht Moçkën.

 

shkodra

62’ GOOOL Shkodra realizon një super gol, pasi shërbehet nga Guri, dhe Donjeti nga jashtë zonës godet dhe ccon topin në në trekëndësh.

 

ikuq

50’ Karton i kuq për Alhasan dhe Idrizin në Kukës, për xheste antisportive, ndërsa edhe të verdhë për Bilalin e Musollin.

 

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në formacione.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Teuta 1-1

guri

45+4’ GOOOL Guri shënon me kokë, pas një harkimi nga goditja e dënimit nga ana e Shkodrës.

 

45+1’ Moçka bën heroin, teksa ndal një gjuajtje të Gurit.

45′ 3 minuta shtesë në Kukës për pjesën e parë.

45′ Lajthia shkakton faull ndaj Kale, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

44’ Çyrbja dhe Rrumbullaku përplasen kokë më kokë teksa të dy kërkojnë të zotërojnë një top të gjatë.

42’ Karton i verdhë nga arbitri për Gurin, për protesta.

39’ Çyrbja nga krahu i djathtë, spostohet në qendër dhe godet drejt zonës, por Rrumbullaku ndal topin që shkonte drejt portës.

35’ Harkim në zonën e Teutës, Guri përpiqet me kokë por nuk arrin topin, dhe pretendon për një mbajtje dhe penallti.

27’ Krosim i lartë i Shkallës, që shkon drejt portës së Koliçit, shumë pranë traut të portës.

20′ Albi Alla ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar ndaj futbollistit të Teutës.

 

bilali

16’ GOOOL Bilali shënon me këmbë, pas një krosimi të Çyrbjas në zonën e Kukësit.

 

15’ Karton i verdhë për Hilan, për një reagim të pasjellshëm ndaj gjyqtarit.

5’ Guri merr një pasim të mirë nga Shkodra, dhe del përballë Moçkës, por ky i fundit mbyll shpejt me këmbë.

1′ Nis ndeshja në Kukës.

 

 

FORMACIONET

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Kale, Guri. Trajner: Peter Pakult

Teuta:Moçka, Gjergjevski, Shkalla, Bilali, Alhasan, Çyrbja, Hila, Lajthia, Beqja, Dediç, Latif. Trajner: Gentjan Begeja.

Gjyqtar: Laver Alla

Related posts

E BUJSHME/ Roma jep lajmin e papritur, gati akordin me trajnerin kampion të SERIA A

Isa.Autor

A do të qëndrojë Boateng te Bayern? Mbrojtësi zbulon të ardhmen…

Sadik.Autor

PRECEDENTËT/ Vetëm një fitore ndaj Poloninë, por kuqezinjtë kanë barazuar njëherë në Varshavë

F.autor

Leave a Comment